Prodhuesit kerkojne te jene pjese e "planit te rimekembjes" | Lajme - News

RTV KLAN 2020-08-01

Views 0

Prodhuesit vendas kërkojnë që qeveria të përgatitë një paketë rimëkëmbje të dedikuar për këtë sektor, humbjet e të cilit që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 konsiderohen më të mëdhatë pas industrisë së turizimit.

Arben Shkodra, kryetar i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë thotë se qeveria nuk ka zhvilluar asnjë konsultim me ta për mënyrën se si duhet të përfshijë prodhuesit në planin e rimëkëmbjes ekonomike, ndërsa shton se masat duhen përpara se të jetë vonë.

?Problemet e bizneseve në këtë periudhë janë nga më të ndryshmet, por prodhuesit veçojnë rënien e shitjeve jashtë për shkak të tkurrjes së konsumit dhe vështirësi me blerjen e lëndëve të para nga problemet që ka sot sektori i transportit?.

I vetmi sektor që ka pasur të njëjtën ecuri në shitje është bujqësia, e cila ka përfituar edhe nga zbulimi i tregjeve të reja.

Gjatë 5 muajve të parë të vitit eksportet u tkurrën me 200 milionë Euro krahasuar me një vit më parë, ndërsa importet janë ulur me 105 milionë Euro, duke reflektuar si problemet në transport ashtu edhe uljen e blerjeve nga konsumatorët.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS