TIRANE-Dy shqiptarë nga Kosova janë kapur në Pogradec, pasi po transportonin me një minibus 16 emigrantë me origjinë nga Lindja dhe Afrika Veriore në drejtim të vendeve të BE-së kundrejt fitimit. Shqiptarët nga Kosova me inicialet B. J. 41-vjeç dhe F. S. 48-vjeç nga Prishtina u arrestuan në afërsi të fshatit Memlisht.
Ata i kishin marrë emigrantët sapo lanë kufirin me Greqinë dhe hynë në tokën shqiptare, ndërsa do i dërgonin në Prishtinë kundrejt pagesës, teksa derstinacioni përfuindimtar ishin vendet e BE-së.Report TV solli ekskluzivisht pak javë më parë rrugëtimin e refugjatëve sirianë që pas futjes ilegalisht në Shqipëri përfundojnë në kryeqytet të ndihmuar nga grupet kriminale kundrejt pagesave.