E diela dhe pushuesit që i drejtohen bregdetit rikthejnë trafikun!
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në autostradën Tiranë - Durrës ka pasur fluks automjetesh.
Radha e gjatë e automjeteve nis nga Vora dhe zgjatet deri në kryqëzimin e Gjirit të Lalzit, një zonë tepër e frekuentuar nga pushuesit kryeqytetas, por jo vetëm.
Në videon që Report Tv ka siguruar duken edhe patrullat e policisë, për të menaxhuar situatën e trafikut.
Në fundjavë kjo është shndrruar në në pamje të zakonshme jo vetëm në mëngjes por edhe në mbrëmje kur nis dhe kthimi i pushuesëve në Tiranë.