Mjekja shpjegon dallimin mes virozave të stinës dhe covid-19: Koronavirusit nuk i vihet diagnoza

Report TV 2020-08-01

Views 18

Gjatë muajit të fundit janë shtuar ndjeshëm rastet me covid në vendin tonë. Simptomat e covid janë lehtësisht të ngatërrueshëm me simptomat e virozave të stinës,  gjë që mund të shkaktojë shqetësim në momentin që nuk mund të bëhet dallimi.

Mjekja e familjes, Diana Hysi shpjegon për Report Tv se ndryshimi mes simptomave të virozave stinore dhe Covidit e bënë vetëm mjeku.

"Zakonisht në verë virozat janë gastointesinale që shoqërohen me dhimbje të stomakut, me të vjella, me diare, me temperaturë. Ka viroza të sistemit respirator në këtë kohë që janë më të pakta. Kjo është shumë e vështirë që të bëhet nga vetë pacienti. Secili nga pacientët apo njerëzve që ndjejnë një diskonfort që konstaton që nga temperatura, lodhje e vogël, dhimbje e vogël e fytit, ikje e zërit duhet të telefonojnë mjekun e familjes pa dalë nga shtëpia fare", deklaroi mjekja Diana Hysi.

Share This Video


Download

  
Report form