Kosova drejt shpalljes se gjendjes se jashtezakonshme | Lajme - News

RTV KLAN 2020-08-01

Views 1

Situata kritike e pandemisë mund ta çojë Kosovën drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, por vendimi do të merret të dielën. Ishte kryeministri Avdullah Hoti që paralajmëroi një gjë të tillë mbrëmë vonë, pas takimit te komitetit për vlerësimin e situatës së koronavirusit. Sot në mëngjes ndërkohë ai u takua me krerët e komunave të Kosovës për një koordinim efikas me qëllim mbajtjen nën kontroll të pandemisë.

?Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar?, ka shkruar Hoti në rrjetet sociale.

Alarmante është situata në spitale, të cilët nuk kanë kapacitete për të përballuar një fluks të mundshëm pacientesh, shqetësim i cili është shprehur herët nga autoritet shëndetësore atje. Në 24 orët e fundit 3 persona humbën jetën dhe 205 të tjerë rezultuar pozitive me Covid-19.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form