Të vishesh me personazhet e famshme të animuara pa marrë parasysh çmimin.
Ky është trendi që po ndiqet më së fundi nga të rinjtë. Piktori Roland Pjetrushaj ka zgjedhur që talentin e tij të mos e shprehë në telajo, por tek veshjet. Ai pikturon ku të mundet në atlete, çanta, xhaketa e pjata. Mjafton që të kënaqë shijet e klientëve. Personazhet që i kërkohen më së shumti janë Spogebob, familja Simson dhe Mickey. Nuk janë vetëm fëmijët ata që i kërkojnë këto personazhe mbi veshjet e tyre, por edhe të rriturit.
?Eksperimentova për pasionin tim ku vendosa grafikat, eksperimentova në pjata duke kërkuar dhe hulumtuar gjatë gjithë kohës deri sa pashë që pjesa e pikturimit të atleteve i tërheq shumë klientët?, shprehet Roland Pjetrushaj, piktor.
Për Rolandin, talajo tani është atletja. Sipas tij piktura preferohet nga një numër i vogël njerëzish.
?Piktura nuk është se po vlerësohet më si më parë. Arti i të veshurit është diçka që po tërheq akoma ma shumë duke qenë se procesi është hand made.?
I riu tregon se si nisi që talentin ta kthejë në biznes me të ardhura të kënaqshme.
?Çmimet variojnë nga 80? për fëmijë deri në 200? për të rritur. Kjo punë që po bëj tani thjesht emër dhe personazhi kushton 80?. Ky çmim është bashkë me atleten, vetëm punimi kushton 45? e lart.?
Dëshira për të qenë sa më i veçantë ka bërë qe të rinjtë të duan më shumë një palë atlete të personalizuara, se sa një pikturë të varur në mur.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Piktor#Art#TopChannel