Zgjedhje të parakohshme vendore nuk do të ketë, tha Edi Rama sot. Sa i përket atyre parlamentare, kryeministri u shpreh se as kjo nuk ndodh, pasi do të dështonte teknologjinë. "Nuk ekzsiton një koncept i tillë, atje ku lind nevoja bëhen, por në nocion kombëtar nuk ekziston. Në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme nuk mund të shkojmë se duhet të respektojmë 5 qershorin, për të aplikuar teknologjinë, dhe bëhet nuk bëhet në kaq kohë, është e sigurt se nuk bëhet dot kurrë nëse bëjmë zgjedhje të parakohshme. Mund të donim ta bënim nëse do të donim, por tani nuk bëhet më".