Covid, në QSUT nuk respektohen masat, grumbullimi i njerëzve i pashmangshëm në qendrën e konsultave

Ora News Lajme 2020-08-01

Views 1

#tvora #rtvoranews

Distancimi është një nga këshillat kryesore të Ministrisë së Shëndetsisë për qytetarët, por në qendrën e konsultave në QSUT këto radhë duket se janë të pashmangshme. Qytetarët thonë se prej orësh presin përpara këtij institucioni, ndërsa të tjerë thonë se e kanë të pashmangshme qëndrimin aty.

Në mes të diellit e të ekspozuar nga rreziku i infektimit më koronavirus, këta qytetar presin në radhë për disa orë, pranë ambienteve të qëndrës së konsultave në QSUT.

Për disa qëndrimi në radhë është i pashmangshëm, pasi banojnë jashtë Tirane dhe vijnë për të marrë shërbim në qëndrën e konsultave herët në mëngjes.

?Jemi nga larg, vijmë me makinë, paguajmë 10 mijë lekë për njeri. Tani më ikën makina se në 12 do iki ai, unë nuk kam mbaruar punë. Ne po rrimë në diell, vij nga Durrësi këtu, kam që në 10.?

Disa të tjerë pohojnë se mjeku nuk nuk është në spital dhe ndaj janë të detyruar të presin?

?Unë jam për vaskulare, nuk ka ardhur mjeku akoma. E kam 10-12, mjeku nuk ka ardhur, ora është 11:30. Nuk ka ardhur akoma, pritet të vijë. E kishte në 10, tha do vijë në 11, nuk ka ardhur akoma.?

Por sipas një sqarimi nga efektivi privat, këto radhë krijhen pasi pacientët nuk zbatojnë orarin dhe paraqiten aty shumë herët?

?Pacientët janë të padurueshëm, vijnë që në mëngjes dhe presin këtu deri në 12.?

Ai gjithashtu sqaron dhe prioritetin e vizitave?

?Procedura e tillë, që mjeku e ka 10-12 dhe 12-2. Zotëria e ka 12-2 dhe pritet që të vijë mjeku. Rikontrollet gjithnjë kalojnë pas orës 12, merr shërbimin pacienti që është në konsultë që është në orën 10-12, pastaj fillojnë rikontrollet.?

Por në këto radhë ka edhe të kënaqur dhe që zbatojnë masat anticovid..

?Sa erdha. Unë jam larg. Tani mbaruam punë, sipas çdo rregulloreje.?

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë apelon bizneset private të tregohen të kujdesshëm për zbatimin e masave, dhe ka nisur kontrollet intensive nëpër subjekte, në QSUT radhët dueket se janë të pashmangshmë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/covid-ne-qsut-nuk-respektohen-masat-ne-qendren-e-konsultave-grumbullimi-i-njerezve-i-pashmangshem/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form