http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit kanë miratuar në parim me 16 vota pro dhe 1 kunder ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave të kandidatëve për deputet.Socialistët kanë vendosur të mbështesin nismën e deputetëve të opozitës parlamentare për hapjen e listave, dhe relatorja e këtyre ndryshimeve Klotilda Bushka ka theksuar se sistemi zgjedhor nuk ndryshon pavarësisht kësaj ndërhyrje.KLOTILDA BUSHKARELATOREMe duhet të theksoj se në parim ne e mbështesim nismën e kolegëve të opozitës dhe kërkojmë që gjatë rishikimit nen për nen të kësaj nisme tu kushtojmë vëmendje të veçantë mekanizmave që evitojnë shqetësimet e ngritura qoftë në kuadër të kuotës gjinore qoftë në kuadër të garantimit të vullnetit të votuesit në proporcion me përfaqësuesit e tyreSocialistët kanë mbështetur edhe propozimin për heqjen e koalicioneve parazgjedhore.Klotilda BushkaParaqitja e propozimit që përfaqësuesit si kandidatë për deputet të vijnë nga partitë politike dhe nga zgjedhësit, sipas arsyetimit të nismës do të rrisë konkurueshmërinë, do të rrisë cilësinë ë ofertës që i ofrohet elektoratit dhe do të jetë një mundësi për të mos deformuar vullnetin legjitim të zgjedhësveNdërkaq opozita parlamentare e kënaqur me qëndrimin e mazhorancës, është mjaftuar të ironizojë 6 deputetët që dje dolën kundër ndryshimit të sistemit.MYSLYM MURRIZIKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR ?DEMOCRAT?Janë të lirë deri ditën siç parashikon kushtetuta dhe rregullorja deri ditën që kjo nismë hyn në seancë ti qëndrojnë ose ti largohen me deklarata shtypi duke tërhequr firmën me sloganin që ikja nga kjo nismë fut Shqipërinë në Europë . ca diversione kur nuk je firmëtar është një lloj sikur të falës Myslym Murrizi për kushtetutën e Bosnje HercegovinësSistemi zgjedhor dhe koalicionet janë vendosur nga parlamenti në kushtetutë, në mënyrë që palët të kenë garanci se asnjëra forcë politike nuk mund të ndryshojë rregullat e vetme, pasi kuorumi prej 94 votash është i pamundur te arrihet nga një koalicion i vetëm apo nga një parti politike.Por situata krejt e re e krijuar ne parlament pas djegies së mandateve , nga pikëpamja e numrave e ka nxjerrë jashtë loje PD e LSI.Në këtë situatë vendimi i sotëm i komisionit të ligjeve dhe këshillit të legjislacionit i hap rrugë shqyrtimit nen për nen të ndryshimeve kushtetuese e më pas votimit të tyre në seancën e 30 korrikut.