Fiks Fare/ Ambulanca prej 3 vitesh pa internet, mjeku: Abuzim me fondet

Top Channel Albania 2020-07-11

Views 1

Qemal Xhaja , mjek përgjegjës për tre ambulanca të tre fshatrave në Bashkinë Kavajë, prej tre vitesh është në 'luftë' me qendrën shëndetësore në Golem, pasi sipas tij ambulancave nuk u jepet mundësia të kenë rrjet interneti. Ai kërkon ndihmën e Fiksit të bëj publike rastin, pasi sipas tij fondet janë dhënë, por me to është bërë abuzim. Që pacientëve të mos u mungojë shërbimi doktor Qemali recetat i mbush nga telefoni i tij personal.

Për gjithë këtë situatë ai fajëson drejtoreshën e Qendrës Shëndetësore Golem, e cila nuk pajis me internet këto ambulanca edhe pse sipas mjekut Xhaja Fondi është dhënë.
Ndërkohë në përgjigjen e saj drejtoresha Arjana Hylviu thotë se qendra shëndetësore e Zik Xhafaj është pa internet pasi kompanitë që e ofrojnë këtë shërbim nuk kanë interes financiar të mbulojnë zonën me rrjet itnerneti për shkak të numrit të vogël të banorëve të fshatit.Por nga ana tjetër ky institucion nuk ka parashikuar asnjë fond në buxhetin e qendrës shëndetësore të fshatit për shpenzimet e itnernetit që konsumon mjeku.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form