Ky takim i organizuar virtualisht në kushtet e pandemisë së Covid-19 i ndërmjetësuar nga presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel shënon rikthimin në dialog pas gati dy vitesh ndërprerje të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë video-konferencës, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti përcaktoi 3 parime ku theksohet se integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm, organizimi territorial i vendit është i pandryshueshëm, ndërsa marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën e Kosovës.
?Bazuar në këto parime, marrëveshja përfundimtare duhet të finalizohet me njohje reciporke. Nëse kjo nuk ndodh, marrëveshja si e tillë nuk do të kishte sukses?.
Një tjetër kusht është vendosja e drejtësisë për viktimat e represionit të Millosheviçit në Kosovë. Këto kushte nuk i pëlqyen kreut të shtetit serb, i cili pas takimit foli në Paris për mediat serbe.
?Pala shqiptare doli me kërkesa që i shënuan me kujdes. Nëse ato janë thelbi, atëherë gjithçka është e pakuptimtë?.
Pjesë e video-konferencës ishin edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.
Më 12 Korrik do të zhvillohet një tjetër samit virtual me ndërmjetësimin e BE-së, ndërsa dy liderët Hoti e Vuçiç do të takohen më 16 Korrik në Bruksel.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/