Në shtëpinë e të mbijetuarës, në Kombinat, kolegu Andi Bora gjeti një recetë dhe një fletë mjekimi, lëshuar nga mjeku psikiatër Sadik Lala, me të cilin do të flasim në vazhdim, mbi këtë çështje.
?Është e vërtetë që Blerta ka qenë pacientja ime. Ajo ka vuajtur nga çrregullimi depresiv, i cili ka kaluar në çrregullim depresiv psikotik më pas. Ka filluar si çrregullim ankthi i mirëfilltë. Ka qenë shumë hermetike për shumë gjëra, që kanë ndodhur në të shkuarën. Psikozë kemi, kur personi humbet aftësinë për të gjykuar realisht. Personi humbet fillin e gjërave. Vizitën e parë e ka bërë në 11 mars 2015. Ka kryer gjithsej 4 vizita në klinikën time. Erdhi e shoqëruar nga e motra. Në shtator-tetor u përmirësua ndjeshëm dhe e lamë të vinte në janar, të 2016-tës. Nga mua u largua në një gjendje të qetë, ushqehej mirë, nuk përdorte më qetësues. E mbaj mend mirë, pasi ishte shumë nën peshë, nga mosngrënia siç duket. 45 kilogramë ka qenë pesha e saj. Në anamnezë më rezulton, që Blerta kishte përdorur qetësues për 2 vjet, pra nga 2013-ta.? tha mjeku psikiatër Sadik Lala.
Gazetarja: Ju doktor, e keni mjekuar me Calixta. Teksa lexonim për të na rezulton, që përdoret edhe për persona që bëjnë mendime për vetvrasje. Po Blerta a kishte mendime të tilla?
Mjeku: Rreziku i antidepresantëve është në ditët e para, 2-3 javët e para, sepse mund të kenë efekte anësore të çfarëdoshme, qoftë edhe mendime për vetëvrasje. Përsa i përket emisioneve televizive ku i mëshohet ?Dëshmitarëve të Jehovait?, në një zallamahi e kakofoni gjithologësh, por unë jam profesionist dhe do flas si i tillë, që për mua është kryesore depresioni i rëndë.Gazetarja: ? A ka gjasa që të shërohet depresioni?
Mjeku: Sigurisht që po. Një pjesë shumë e madhe e depresionit shërohet. Një pjesë mbahet nën kontroll më mjekime.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SadikLala#BlertaJosifi#TopChannel