Spitali Infektiv me shtreter te rinj (20 Korrik 2000)

RTV KLAN 2020-07-11

Views 1

Lajme Arkiva 2000
Mjekët francezë që kanë studiuar spitalet tona mendojnë se Infektivi ka nevojë për 80 shtretër, 60 të jenë për të shtruarit , 10 reanimacion dhe 10 për urgjencë. Në këtë mënyrë infektivi do të bashkohet me sëmundjet e brendshme. Mjediset e liruara do të përdoren nga traumatologjia dhe ortopedia që sot ndodhen tek Spitali Ushtarak. Këtë lëvizje Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis e shpjegon kështu:
"Një masterplan të përgjithshëm të ofruar pranë Qendrës Spitalore "Nënë Tereza" shërbimin e traumatologjisë, ortopedisë meqënëse traumat nga aksidentet automobilistike dhe traumat e ndryshme, po shkojnë gjithnjë e më tepër drejt vendit të parë përsa i përket vdekshmërisë. Në këtë kuadër patëm një debat me asistencën publike sepse të gjitha të dhënat shkencore tregonin që Spitali Infektiv duhej të transferohej së bashku me sëmundjet e brendshme dhe gradualisht me ndërtimin e atij spitali të transferohej në mënyrë komplete dhe për momentin aktual të mbetej Spitali Infektiv me 40 shtretër. Pas debateve që ne zhvilluam, ramë të gjitha palët dakort që do të qëndrojë Spitali Infektiv me 80 shtretër. Thuhet që sëmundjet infektive në radhë të parë përballohen me vaksina, duke forcuar shëndetin publik, duke forcuar shërbimin parësor pra mjekun e familjes, duke forcuar shërbimin ambulator pasi jo çdo person që është i shtruar dhe i sëmurë me sëmundje infektive do ta përballojë spitalin."/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form