Zaev dhe Kasami në Tetovë, kërkuan votën për vazhdim të procesit euro-integrues

alsatmtv 2020-07-11

Views 0

Zaev dhe Kasami, liderët e dy partive të koalicionit ?Mundemi? kërkuan votën e banorëve të Tetovës, duke u premtuar atyre vazhdimin e procesit të euro integrimeve. Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, në fjalimin e tij tha se, kjo votë e banorëve të Tetovës, është më se e nevojshme, që vendi ynë të hapërojë përpara.

?Në proceset pas zgjedhjeve të 2016, Maqedonia u rikthye në rrugëtimin e saj euro-atlantik. Jemi krenar po ashtu se edhe pse ishim pjesë e opozitës dhe nuk ndamë pozicione në Qeveri, ishim pjesë aktive e gjitha ndryshimeve me të cilat, Maqedonia përfundimisht u bë pjesë e NATO-s, dhe vazhdon sigurt, rrugëtimin e saj drejtë Bashkimit Evropian. Sot jemi këtu para jush që bashkë me LSDM dhe 25 parti të tjera që reflektojnë multietnicitetin në Maqedoni të kërkojmë përkrahjen e juaj, që të vazhdojmë fuqishëm dhe guximshëm, këtë rrugë që e nisëm?, tha Bilall Kasami. Kryetar i Lëvizjes BESA.

Share This Video


Download

  
Report form