"Mund te isha bere kirurge plastike", Çiljeta flet per endrren e saj-Rudina

RTV KLAN 2020-07-11

Views 2

E ftuar tek ?Rudina?, Çiljeta Xhilaga ka treguar ëndrrën e saj për t?u bërë kirurge plastike. Çiljeta tregoi për publikun se nëse nuk do të ishte bërë këngëtare, do të kishte zgjedhur pikërisht këtë profesion. Gjatë intervistës ajo zbuloi se tashmë po mëson punimin e vetullave pasi gjithmonë ka qenë e talentuar në pikturë.

Rudina Magjistari: Ka një video që ke hedhur në Instagram së fundmi, ku ke filluar të mësosh një mjeshtëri tjetër, në kuadrin e biznesit që ti ke ndërtuar. Të mësosh të bësh vetullat tatuazh.

Çiljeta Xhilaga: Pasioni im ka qenë gjithmonë piktura, që në fëmijëri. Kam pasur shumë dorë për pikturë. Madje edhe stiloja veshje. Mund t?i kem dhe sot e kësaj dite ato kujtime që i kam ruajtur në dosje në shtëpi. Nuk ka pasur libër që në klasën e tretë e tutje, që unë nuk vizatoja syrin apo vetullën. Kështu, po mendoja që të marr një vajzë, që ta trajnoja dhe ta kem për mikroblendin në dyqan, pastaj thashë pse mos ta bëj vetë. Është një nga pasionet e mia që mua më shkon dhe shumë përshtat edhe e bëj me shumë dëshirë, sepse kam edhe shumë durim.

Rudina Magjistari: Interesante, kush do dëshirojë më vonë që të bëjë këtë ndryshimi në vete përmirësimi estetik, direkt tek Çiljeta. Është e vështirë Çiljeta?

Çiljeta Xhilaga: Po, është shumë interesante, unë dhe për make up kam talent. Nuk është proces i vështirë pjesa e konturimit apo vizatimit të vetullës kur do t?i japësh formën një personi në bazë të fizionomisë së fytyrës, apo vendosjes së kockës së vetullave. Se çdo gjë vjen me matje. Jam me procedurë e sipër.

Rudina Magjistari: Çfarë ndodh, ti praktikisht e pret lëkurën?

Çiljeta Xhilaga: E pret shumë pak, ajo është një gërvishtje.

Rudina Magjistari: Do zemër kam përshtypjen që ta bësh.

Çiljeta Xhilaga: Unë kam shumë zemër për këto gjëra.

Rudina Magjistari: Mund të ishe bërë edhe kirurge.

Çiljeta Xhilaga: E them gjithmonë se po të kisha qenë edhe njëherë e vogël do kisha vazhduar për kirurgji estetike. Një mikesha ime para një viti bëri hundën operim dhe Skerdi më mori brenda që t?i jepja mendim doktorit italian për hundën, për formën. Kam shumë sy për pjesën estetike të bukurisë.

Rudina Magjistari: Asnjëherë nuk është vonë, kurrë mos thuaj kurrë. Nuk i dihet, je ende shumë e re dhe mund të nisësh.

Çiljeta Xhilaga: Jam pak e madhe të nis edhe njëherë doktoraturën.

Rudina Magjistari: Nëse ti do të nisje edhe njëherë studimet nga e para do të ishe bërë një kirurge plastike.

Çiljeta Xhilaga: Po, padiskutim. Me shumë qejf do isha bërë madje do e kisha më shumë dëshirë se këngëtare./tvklan.al



#ciljeta #Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.{

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tv...

Share This Video


Download

  
Report form