#tvora #rtvoranews
Në parlament do të kalojnë për votim dy projektligje për ndryshimin e kodit zgjedhor, marrëveshja politike PS-PD-LSI dhe ajo e 28 deputetëve të opozitës së re. Këshilli i Legjislacionit ka miratuar në parim draftin e fundit, edhe pse u hodhën në dyshime për falsifikimin e firmave.
Nisma e 28 deputetëve për ndryshimin e sistemit zgjedhor, vendosjen e pragut 5 përqind për marrjen e 1 mandati në parlament dhe heqjen e koalicioneve është vënë në dyshim në diskutimin e Këshillit të Legjislacionit.
Deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi, ka kërkuar verifikimin e firmave të nismëtarëve.
Por një nga nismëtarët Myslym Murrizi ka kundërshtuar këtë qëndrim, duke theksuar se firmëtarët mund të japin vetë përgjigje.
Megjithatë relatorja e çështjes, deputetja e mazhorancës Klotilda Nushka e ka konsideruar projektligjin ligjor.
Pavarësisht se në datën 23 në seancën e kuvendit do të kalojë për votim marrëveshja e firmosur në Këshillin Politik, në Komision u votua me 16 vota pro në parim dhe me kundërshtimin e Alimadhit edhe nisma e opozitës së re.
Duket se fundi i korrikut do të vendosë në garë dhe numrat që secila palë do të ketë në parlament.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/prapaskenat-e-kodit-zgjedhor-miratohet-ne-parim-projekligji-i-opozites-se-re-akuza-per-falsifikim-firmash/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv