Ora News - I ndotur dhe me orar, banorët e Barçit në Korçë vuajnë për ujë të pijshëm

Ora News Lajme 2020-07-11

Views 3

#tvora #rtvoranews
Mungesa e ujit të pijshëm i bën me të vështirë muajt e nxehtë te verës për banorët e fshatit Barç në Korçë. Ata thonë se furnizohen me orare të kufizuara, por edhe kur u shkon uji në ezma ai është i ndotur.

Uji i pijshëm mbetet një prej problematikave kryesore të fshatit Barç të bashkisë Korcë. Banorët shprehen se uji shkon në banesat e tyre 2 orë në ditë dhe ai pak ujë është i ndotur dhe i pakonsumueshëm.

Uji i pijshëm mbetet problem pa zgjidhje për banorët e fshatit Barç të Bashkisë Korçë.

Banorët thonë se furnizohen me orare të kufizuara dhe uji që u shkon në cema është i ndotur.

?Nga e keqja po e pimë, me dhe është por e kullojmë dhe e pimë.?

Problematika sipas tyre bëhet më shqetësuese gjatë muajve të nxehtë të verës.

?Për mua është i papijshëm.?

Mungesa e ujit të pijshëm i ka detyruar këta banorë të mendojnë zgjidhje alternative, duke hapur puse apo duke përdorur ujin e burimeve për konsumim dhe nevojat jetike.

?Unë kam pusin por përsëri vuaj për ujë, nuk lan dot sytë.?

Banorët thonë se zgjidhja e problematikës së furnizimit me ujë ka qenë një premtim i vazhdueshëm i pushtetit vendor, por që ende nuk është bërë realitet.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/i-ndotur-dhe-me-orar-banoret-e-barcit-ne-korce-vuajne-per-uje-te-pijshem/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS