#tvora #rtvoranews
0.75 euro do të duhet të paguajë çdo automjet që do të kalojë në autostradën Milot-Fier. Por projekti është kundërshtuar nga opozita që thekson se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.
Koncesioni i ri për ndërtimin e autostradës Milot-Fier për opozitën është korrupsioni më i madh i qeverisë Rama. Dorian Teliti, në cilësinë e shefit të kabinetit të kryetarit të PD-së, ka zbritur në rrethrrotullimin e Thumanës ku ka theksuar se në projekt është përfshirë dhe ky aks tashmë i përfunduar.
Sipas tij, shifrat e investimit janë tejet të fryra e për këtë e krahasoi me projektet e përfunduara.
Teliti: Qeveria ka lajmëruar se do të ndërtojë me koncesion rrugën Milot-Fier, pjesë e të cilës është dhe ky segment. Në pamje të parë, duket se kostoja shkon 10 milionë euro për kilometër, por, si ky, janë 62 kilometra nga 115 që parashikohet të jetë e gjithë rruga. Kjo bën që kostoja reale e 1 kilometri të jetë deri në 20 milionë euro.
Kjo është një vjedhje skandaloze dhe e papranueshme. Këtu rruga ekziston në formën e saj më të mirë, që prej vitit 2013, megjithëse qeveria nuk e mirëmbajti asnjëherë, siç nuk ka mirëmbajtur rrugë të tjera që i gjeti gati në çdo cep të vendit.
Partia Demokratike e ka bërë të qartë: Ne nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion!?
Por për Ministren e Infrastrukturës, shifrat e deklaruara nga opozita nuk qëndrojnë.
Balluku: Kush jeni ju që abuzoni me çmime dhe nxirrni shifra si ju do qejfi? Qeveria shqiptare nuk vendos asnjë qindarkë, i gjithë investimi prej 1 miliard e 118 milion eurosh do të vijë nga investitori privat.
Sipas tabelave të paraqiura për koncesionin, shkalla e tarifës për kilometra për automjet është lënë në nivelin 0.75 euro/km.
Madje theksohet se çdo ofertë mbi të do të s?kualifikohet.
Deklarata e plotë e Dorian Telitit
?Ndodhem sot pranë rrethrrotullimit të Thumanës për t?u treguar qytetarëve se qeveria po planifikon një vjedhje të tmerrshme me një koncesion të ri.
Qeveria ka lajmëruar se do të ndërtojë me koncesion rrugën Milot-Fier, pjesë e të cilës është dhe ky segment. Në pamje të parë, duket se kostoja shkon 10 milionë euro për kilometër, por, si ky, janë 62 kilometra nga 115 që parashikohet të jetë e gjithë rruga. Kjo bën që kostoja reale e 1 kilometri të jetë deri në 20 milionë euro.
Kjo është një vjedhje skandaloze dhe e papranueshme. Këtu rruga ekziston në formën e saj më të mirë, që prej vitit 2013, megjithëse qeveria nuk e mirëmbajti asnjëherë, siç nuk ka mirëmbajtur rrugë të tjera që i gjeti gati në çdo cep të vendit.
Partia Demokratike nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës, pasi ne kemi investuar më shumë se çdo qeveri tjetër që shqiptarët të lidhen me rrugë moderne dhe të shpejta nga veriu në jug, nga lindja në perëndim.
7 vjet më parë ne siguruam fonde nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ...