#tvora #rtvoranews
Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë ?Detyrim paraqitje? për ish-kryetarin të bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.
Prokuroja e çështjes Arta Marku ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë për shkak të rrethanave.
Ai u arrestua ditën e djeshme në ambientet e një spitali privat, ku kishte shkuar për të marrë kurim, pasi vuante nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Ish-kryebashkiaku i Vorës u shpall në kërkim në kërkim nga policia në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa u shkarkua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi u denoncua nga PD se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh.
Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letër-porosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri. Pikërisht fshehja e këtij fakti çoi në shkarkimin e tij dhe nisjen e hetimeve.
Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar por që atëherë Kajmaku nuk u duk më, duke i shpëtuar për muaj me radhë uniformave blu. Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë së Vorës ne zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar, ndërsa që prej nëntorit të 2019 ishte në arrati.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/gjykata-e-apelit-cakton-masen-detyrim-paraqitje-per-ish-kreun-e-bashkise-vore-agim-kajmaku/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv