Top News - Nudo e pa maska në liqen/ Itali, gjoba të majme për turistët

Top Channel Albania 2020-07-10

Views 9

Gjashtë persona që guxuan të dalin sic i ka bërë nëna në brigjet e një liqeni në itali, kanë marrë gjoba të majme për mos respektim të normave të sjelljes në publik. Ata u pikasën nga policia që po patrullonte plazhet në abbadia lariana, që sidoqoftë ishte e fokusuar tek respektimi i masave të distancimit social. Të gjashtë personat, të gjithë meshkuj të moshës nga 43 deri në 68 vjec, morën gjoba nga 3.333 eurosh.
Policia lokale, patrullon plazhet në liqenin e komos më këmbë dhe me barka patrullimi. Autoritetet në rajonin verior të lombardisë vazhdojnë të përpiqen të ndalojnë njerëzit të mblidhen nëpër plazhet lokale këto ditë vere. Rreth 70 persona u gjetën në plazhe, pjesa më e madhe e tyre vizitorë nga amerika e jugut dhe evropa lindore, por edhe nga provincat përreth. Lombardia është goditur më rëndë se cdo rajon tjetër në itali nga covid 19. Edhe pse izolimi po hiqet gradualisht, mbetet e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në ambjente të jashtme. Por, italiania Corriere della sera, shkruan se nuk ishte vetëm maska ajo që i mungonte gjashtë nudistëve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italia#Gjoba#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form