#tvora #rtvoranews
Punonjësit e kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol i janë rikthyer protestave për çështjen e uljes së pagave me 60 % gjatë pandemisë. Ata paralajmëruan bojkot të punës, në rast se kërkesa për pagën e plotë nuk merret parasysh.
Punonjësit e kompanisë Albpetrol i janë rikthyer protestave për uljen e pagave!
Gjatë periudhës së pandemisë, kompania pezulloi punën, dhe uli me 60 % pagat për rreth 250 punonjës të administratës.
Por ndërsa puna është rikthyer në normalitet, punëtorët e cilësojnë abuziv vendimin e kompanisë që ende i paguan me pagat e redukturara.
Këtë të martë, ata dolën në një protestë të heshtur që u mbështet edhe nga drejtori i financës së Albpetrol Elton Meta.
Ata kërkuan likujdim të pagave ndërsa paralajmëruan bojkotim të punës nëse kërkesa e tyre nuk do të merren parasysh, por nuk pranuan që kushtin ta artikulojnë para kamerave.
Punonjësit e Albpetrol në vazhdimësi kanë protestuar për uljen e pagave dhe problematika të tjera brenda kompanisë shtetëore të naftës.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/ulja-e-pagave-gjate-pandmeise-punonjesit-e-albpetrol-proteste-te-heshtur-para-kompanise
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv