#tvora #rtvoranews
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për shkaktim vetëvrasje në lidhje me vetëflijimin e Zhaneta Josifit dhe vajzës së saj në kombinat. Hetuesit po verifikojnë personat që I kanë shtyrë gratë drekt vetëflijimit ndërkohë që ekspertiza ka arritur në përfundimin se Anisa Josifi është mbajtur e vdekur për 15 muaj në banesë nga nëna dhe motra e saj që nga marsi i vitit 2019. Hetuesit kanë marrë dëshminë e vajzës së shpëtuar, e cila ka shpjeguar se pas të motrës edhe ajo dhe nëna nisën të refuzojnë ushqimin ndërsa luteshin për ringjalljen e motrës së vdekur.
Prokuroria nis hetimet për shkaktim vetëvrasje në lidhje me ngjarjen makabre të vetëflijimit të Zhaneta Josifit dhe vajzës së saj Anisës. Dosja e mbërritur nga policia është regjistruar për veprën e parashikuar nga neni 99 i kodit penal ndërsa objekt i hetimit janë personat apo organizatat që kanë shtyrë në vetëvrasje dy viktimat.
Ndërkaq, grupi i hetimit ka marrë në dorëzim edhe ekspertizën që tregon se Anisa Josifi ka vdekur në 26 mars të vitit të kaluar dhe prej asaj kohe kufoma e saj mbahej në banesë nga Zhaneta Josifi e cila pati të njëjtin fat si vajza më 1 korrik 2020.
Mos ushqyerja për një kohë të gjatë është shkaku i vdekjes së dy grave që besonin tek ringjallja.
Vajza e shpëtuar nga vetëflijimi e cila ka thënë se fillimisht ka qenë motra e cila ka qëndruar për rreth 2 muaj pa ngrënë, derisa sipas saj ka rënë në gjumë të thelle, ndërsa më pas të njëjtën sakrificë e kishin nisur dhe ajo bashkë me nënën.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/kryhet-dezinfektimi-dhe-heqja-e-plackave-ne-banesen-ku-u-veteflijuan-nene-e-bij
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv