Regjistrimi i popullsise ne Kosove - (12 Korrik 2000)

RTV KLAN 2020-07-10

Views 3

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Kanë mbetur vetëm pak ditë për mbylljen e afatit të regjistrimit të popullsisë së Kosovës. Deri tani në Kosovë janë regjistruar rreth 930 mijë e 659 vetë dhe aplikimet e rreth 80 mijë vetëve janë ende duke u shqyrtuar. Shefi i regjistrimit pranë OSBE-së në Kosovë Xhef Fisher thotë për Tv Klan se regjistrimi po shkon drejt mbylljes në një mënyrë relativisht të mirë.

Në Kosovë mendohet që të jetojnë rreth 1 milion e 900 mijë përsona nga të cilët duhet të regjistrohen 1 milion e 200 mijë. Gjatë dy javëve të fundit OSBE-ja ka ndërmarrë një fushatë të jashtëzakonshme publicitare që ka përfshirë të gjitha mediat.

Fisher thotë, se tashmë shumë qendra votimi do të jenë të hapura edhe gjatë mbrëmjes në mënyrë që njerëzit që punojnë deri në orët e pasdites, të kenë mundësi të regjistrohen. Nga ana tjetër regjistrimi i serbëve duket se ka dështuar plotësisht. Ndërsa Ambasadori Amerikan në Kosovë Everts, thotë se afati i votimit në qendrat ku do të regjistrohen serbët do të shtyhet, Fisher thotë se ky afat nuk mendohet të shtyhet në vendet ku mendohet të regjistrohen shqiptarët.

Megjithatë në datë 15 Korrik do të mbyllet regjistrimi për zgjedhjet lokale dhe pas kësaj monitorimi i procesit do t?i kaloj administratës civile. OSBE-ja sqaron se edhe pas 15 Korrikut, njerëzit mund të regjistrohen, por nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje. Një fillim i mbarë do të ishte shumë i përshtatshëm për zyrtarët e huaj./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form