I infektuari me Covid-19: Eshte nje semundje qe nuk fal

RTV KLAN 2020-07-10

Views 2

1160 persona janë të sëmurë aktivë me Covid-19 në Shqipëri. 89 prej tyre janë të shtruar në Spitalin Infektiv, ndërkohë pjesa tjetër është izoluar në shtëpi.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një video të Policisë së Shtetit teksa komunikon me këta qytetarë.
Gjatë takimit me uniformat blu, nuk kanë munguar edhe rrëfimet e personave që e kanë kaluar mbi shpinë këtë sëmundje. I tillë ishte edhe ai i një zotërie, i cili tregoi se kjo sëmundje nuk fal. Ai bëri thirrje që të tregohet përgjegjshmëri mes qytetarëve.
?Nuk duhet të dalin në asnjë mënyrë. Është një sëmundje që nuk fal. Ajo varet pastaj nga trupi, kush ka një sëmundje. Duhet që jo vetëm t?i dëgjojmë, por duhet t?i vemë në praktikë. Duhet të jenë të përgjegjshëm për higjienën personale. E mira është që secili të bëjë punën e vet dhe qytetarët të bëjnë detyrën e përbashkët?, tha ai.
Ndërkohë një zonjë tregoi se ka komunikuar me miqtë dhe të afërmit e saj në mënyrë që ta dinë se është infektuar pasi mund ta kenë marrë edhe ata virusin.
Policia u bëri thirrje personave që të qëndrojnë të izoluar ose përndryshe do të procedohen sipas ligjit në fuqi. Ndërkohë kryeministri Edi Rama në postimin e tij në Facebook shkruan se ?Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë?./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS