TIRANE-Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti po zhvillon një vizitë në Shqipëri ku po takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit. Vizitën, Hoti e nisi me një takim paraditen e sotme me homologun e tij, Edi Rama. Në fokus të bisedës mes dy kryeministrave te pallati i Brigadave ishin projektet strategjike mes dy vendeve, por edhe unifikimi i faktorit shqiptar, referuar situatës pas akuzave të ngritura nga prokuroria speciale kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.