Lajme Arkiva 2000
Burrë dhe grua me armë në duar për të grabitur. Skena të denja vetëm në filmat West janë bërë të zakonshëm tani dhe në rrugët tona. Dje pasdite dy persona të armatosur kanë dalë para autobusit që shkonte nga Puka në Fushë-Arrëz. Me të ndaluar autobusin njëri ka hyrë brenda dhe ka nisur grabitjen, kurse tjetri ruante me armë në duar i pozicionuar.
Në autobus grabitësi çarmatos dhe një polic i cili nuk ka reaguar fare. Pas grabitjes dy të armatosurit janë larguar qetësisht. Deri tani nuk ka asgjë të re sepse tanimë u mësuam, por interesant është fakti që dy grabitësit janë një çift bashkëshortësh. Frank dhe Mila Prela nga Vau i Dejës kanë zgjedhur grabitjen si mënyrën më të mirë të mbijetesës dhe deri tani kanë arritur të mbijetojnë duke ia hedhur policisë. Çifti Prela është në kërkim nga policia dhe për grabitje të tjera dhe jo vetëm që i kanë shpëtuar uniformave blu, por dhe i çarmatosin ato./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/