Projekti ambicioz i Kryeministrit Hoti: Nje pjese e Portit te Durresit te jete e Kosoves

RTV KLAN 2020-07-10

Views 4

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka mbërritur sonte në Tiranë për takimin zyrtar që do të zhvillojë nesër më krerët më të lartë të shtetit. I ftuar këtë të enjte në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Hoti zbuloi edhe një nga propozimet që do t?i bëjë Kryeministrit Rama.

Bëhet fjalë për Portin e Durrësit, për të cilën është diskutuar vazhdimisht që do të shërbejë si pikë e përbashkët për të dyja këto vende.

Por Kryeministri Hoti ka tashmë një ide tjetër. Ai do të kërkojë që një pjesë e Portit të Durrësit të shërbejë si Port i Kosovës.

?Tani kemi disa ide të tjera dhe nesër unë do t?i propozoj Kryeministrit Rama për një format komplet të ri të kësaj pike. Do t?i propozoj, do t?i kërkoj që kjo pikë praktikisht një pjesë e portit të jetë port i Kosovës, port detar i Kosovës, ku mallrat të hyjnë dhe zhdoganohen në territor të Kosovës. Ajo që po them është që një pjesë e portit, do të kërkoj që të jetë port detar i Kosovës ku mallrat që vijnë nga deti hyjnë në Kosovë praktikisht, edhe më andej kalojnë tranzit për në Kosovë?, u shpreh Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.


#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form