Autoritetet shqiptare kanë refuzuar kërkesën për azil të turkut Selami Simsek, i arrestuar në Korrik të vitit të kaluar me dokumente false në vendin tonë. 39-vjeçari Simsek u ndalua në Aeroportin e Rinasit, pasi tentoi të udhëtonte drejt Kanadasë me vizë false.
Për këtë ai u dënua me një vit heqje lirie nga Gjykata e Tiranës dhe në përfundim të dënimit kërkoi që mos ekstradohej në Turqi, pasi kërkohej nga drejtësia e këtij vendi.
Selami Simsek u arrestua së bashku me mikun e tij, Harun Çelik. Ky i fundit u deportua në 1 Janar të këtij viti nga Policia Shqiptare, menjëherë pasi mbaroi dënimin në vendin tonë për falsifikim të dokumenteve.
Ndërkohë 39-vjeçari Simsek ka deklaruar se i përkiste lëvizjes Gylen në Turqi dhe ky ishte shkaku, që sipas tij, përndiqej nga Turqi, pasi e cilëson këtë lëvizje terroriste. Nga ana tjetër Drejtoria e Azilit në Shqipëri shprehet se nuk e besonte se atij i rrezikohej jeta në Turqi, pasi nuk e kishte argumentuar këtë fakt.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/