http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i rasteve të reja të zbuluara me Covid-19 këtë të enjte në Shqipëri është rritur në raport me buletinin e ditës së enjte.
Në 24 orët e fundit, sipas autoriteteve shendetesore janë regjistruar 82 raste të reja, me një përhapje në shume qytete të vendit si Tirana, Durrësi, Kavaja, Lushnja, Fushe-Arrezi, Vlora Shkodra e Kruja mbeten ato me numrin më të lartë ne ditet e fundit.
Shifra e kësaj të enjte është thuajse dyfishi i numrit të pacienteve të rinj të zbuluar ditën e mërkurë (45).
Numri i rasteve aktive në Shqiperi i ka kaluar 1 mijë ndërsa deri tani janë regjistruar edhe 69 viktima, pjesa dërrmuese me disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Per fat te mire numri i atyre qe sherohen vazhdon te jete i larte ndersa nje aspekt pozitiv konsiderohet edhe fakti se pertej numrit te shtuar te pacienteve te rinj, shumica qendrojne ne shtepi dhe vetem nje pjese e vogel shtrohen ne Infektiv.
COVID-19 - Statistika (2 Korrik 2020)
Testime totale 27671
Raste pozitive 2662
Raste të shëruara 1559
Raste Aktive 1034
Humbje jete 69
(Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 387
Durrës 203
Shkodër 152
Vlorë 110
Fier 51
Lezhë 45
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Berat 8
Dibër 8
Gjirokastër 7
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1