#tvora #rtvoranews
Në një dalje nga selia e PD-së, ish-deputetja Albana Vokshi është shprehur se zgjedhjet e 30 korrikut në universitete janë antikushtetuese.
Sipas Vokshit Qeveria i heq të drejtën e votës 75% të studentëve për të emëruar në krye të rektoratit të Tiranës ish-gjyqtarin me pasuri të pajustifikuar Artan Hoxha.
Ajo shton se këto zgjedhje duhet të anulohen dhe procesi duhet shtyrë dhe të rihapet nga e para për të garantuar garë të lirë e të ndershme.
Vokshi shprehet se këto zgjedhje kryeministri Rama do të bëjë atë që bëri me zgjedhjet e 30 qershorit.
?Edi Rama kërkon të bëjë me universitete atë që bëri me zgjedhjet e 30 Qershorit, të emërojë njerëzit e tij, duke eliminuar çdo mundësi për garë të ndershme. Me vendimin antikushtetues dhe të paligjshëm të Ministres së Arsimit, qeveria ka përjashtuar 75 përqind të studentëve nga e drejta për të votuar. Ai lejon të kthehen në auditorë vetëm një pjesë të studentëve, ata që largohen këtë vit akademik, si në bachelor edhe në master, duke përjashtuar dhe duke i hequr të drejtën e votës, të gjithë pjesës tjetër të studentëve.?
Vokshi vazhdon duke thënë se kjo gjë është bërë për të kapur universitetet nga Rama dhe ministrja Shahini.
?Ministrja e Arsimit nuk lë asnjë mundësi për shpalljen e platformave të dekanëve apo rektorëve, nuk lë asnjë mundësi për fushatë me studentët dhe pedagogët, pasi fakultetet janë të mbyllur, studentët janë të larguar për shkak të pandemisë. Kjo situatë e krijuar me vetëdije nga Edi Rama dhe Besa Shahini për të kapur dhe kontrolluar edhe universitetet, si çdo qelizë tjetër të këtij shteti, është e papranueshme! Është një përpjekje për të rrënuar edhe atë pak që ka mbetur nga autonomia në arsimin e lartë. Është shuarje e çdo shprese që kishin një vit më parë studentët në protestën e tyre.?
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/vokshi-zgjedhjet-e-30-korrikut-ne-universitete-antikushtetuese-te-anulohen
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/TcPm0pDJHp4
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv