Brataj: Maska në ambientet e mbyllura të detyrueshme, mbajtja e dorezave nga kamarierët nuk ka sens

Report TV 2020-07-10

Views 0

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se maskat në ambientet e mbyllura duhet të jetë e detyrueshme, por ajo që ai e sheh pa kuptim është mbajtja e dorezave nga ana e kamarierëve.

"Maska në ambiente të mbyllura është e detyrueshme. Është diksutuar disa herë janë përgatitur protokollet për këtë. Masakt në ambientet e brendshme të bizneseve janë të detyruara. Nuk ka sens që në një bar një kamarier të mbajë dorashka është burim infeksioni. Është më higjienike të lahen duart herë pas here sesa të mbaheshin doreza", tha Brataj.

Share This Video


Download

  
Report form