Wake Up/ Ervin Shijaku i Transportit: Ministrja s'ka hipur ndonjëherë në autobus se njeh situatën

Top Channel Albania 2020-07-10

Views 1

Operatorët e transportit publik kanë kërkuar gjatë gjithë kësaj mbajtjen e një tryeze të përbashkët me Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Shëndetësisë, Bashkinë e Tiranës dhe Komitetit Teknik Anti-Covid por me sa duket kërkesa e tyre nuk është marrë në konsideratë. Ervin Shijaku, përfaqësues i Transportit Qytetas tha se udhëzimi i Ministrisë së Transportit i fshihet operatorëve dhe se ata nuk kanë informacion për të. "Ne i kërkojmë Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku se në cilën pikë është bazuar për këtë protokoll që ka hartuar. Ne kemi udhëzimin origjinal të Organizatës Botërore të Transportit Publik ku qartazi bie ndesh me udhëzimin e dalë nga Ministria e Transporteve. Nëse kjo është bërë qëllimisht që mos të hapet transporti publik, atëherë është më mirë të thuhet se është e pamundur nga frika e përhapjes së virusit ta hapim transportin sesa të deklarohet në faqet e Facebook-ut apo në media e kundërta. Transporti publik është mënyrë jetese për të gjithë qytetarët. Mbase zonja Ministre e Infrastrukturës nuk ka hipur ndonjëherë në autobus mbase nuk e di çfarë është autobusi sepse ka makinë, ka shofer që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, por ajo duhet të ulet me ne me grupet e interesit dhe të bëjmë një protokoll të zbatueshëm dhe të parandalojmë përhapjen e COVID-19"- tha Shijaku.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form