Të paktën dy të tretat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit të drejtësisë nuk kanë kaluar ende në vetting ndërkohë që ky proces ka nisur dy vite më parë.
Sipas përditësimit të fundit të të dhënave 257 magjistratë, gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmësa ligjorë kanë mbaruar deri tani filtrimin në shkallën e parë të vettingut ndërsa janë në pritje të këtij procesi dhe 550 të tjerë.
Procesi i cili po kontrollon karrierën, integritetin dhe pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka nisur në vitin 2017 dhe ka vijuar me hapa të ngadalta duke u cilësuar së fundmi nga KLGJ-ja si pengesë për plotësimin e vakancave dhe formimin e organeve të drejtësisë.
Statistikat e deritanishme tregojnë një numër më të lartë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë konfirmuar në detyrë në raport me ata që janë larguar nga sistemi.
98 magjistratë janë konstatuar me probleme, kryesisht me pasuritë për të cilët KPK ka vendosur largimin nga sistemi. Ndërsa kanë kaluar me sukses shkallën e parë 108 magjistratë, shumica e të cilëve presin verdiktin final nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi vendimi është ankimuar nga komisioneri publik.
Gjithashtu Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur vetëm në një rast pezullimin nga detyra për një periudhë 1 vjeçare, ndërsa për 17 magjistratë procesi ka përfunduar pa një vendim përfundimtar. Në 33 raste është vendosur ndërprerja e procesit pa një vendim. Ndërsa në 8 raste është vendosur pushimi i vettingut.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vetting#KLGJ#TopChannel