Gjyqtarja Apelit Shpresa Beçaj para vetingut! KPK: S'ka deklaruar pasurinë, pastërtinë e figurës

Report TV 2020-07-10

Views 1

Pas dy seancave të shtyra më 3 qershor dhe 17 qershor 2020 për të dalë para vetingut, gjyqtarja e Apelit Tiranë Shpresa Beçaj është paraqitur ditën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ish drejtuesja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, sot gjyqtare e Apelit Tiranë, iu shtynë dy seancat e vetingut pasi u sëmur duke dërguar raport mjekësor, ndërsa sot është shfaqur para trupës gjykuese me avokatin e saj. Çështja e zonjës Beçaj do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj. Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj pritet të vlerësohet nga KPK për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Share This Video


Download

  
Report form