Firmoset projektplani mes policise italiane dhe asaj shqiptare (30 Qershor 2000)

RTV KLAN 2020-07-10

Views 0

Lajme Arkiva 2000
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane premtoi sot në Tiranë bashkëpunim me kolegët shqiptarë. Pas takimit me Ministrin e Rendit Poçi kryepolici italian Simone De Ginaro është takuar me Kryeministrin Meta. Në të dyja takimet Ginaro ka propozuar një projektplan më të avancuar bashkëpunimi në luftën kundër mafias italo-shqiptare sidomos në luftën kundër prostitucionit dhe klandestinëve.
Kjo vizitë e tij sot në Tiranë i paraprin vizitës që do të bëjë ministri i Brendshëm italian ne datat 5 dhe 6 korrik ku dhe do të firmoset ky projektplan. Më pas drejtori i Policisë Italiane i shoqëruar dhe nga zëvendësministri i Rendit Yzeiri, ka vizituar Gardën e Republikës pikërisht për të inaguruar sallën e parë operative në këtë institucion, dhuratë e policisë italiane.
De Ginaro premtoi se do të ketë më shumë salla për t'i ardhur Shqipërisë sa më shumë në ndihmë. Kryepolici italian ka folur para medias ku rikonfirmoi dhe njëherë dëshirën e mirë për të bashkëpunuar. Këtë fakt e tregon më së miri dhe kjo vizitë në Tiranë që është e para për mua qëkur kam marrë postin.
Ndërsa rreth hipotezës që Izet Haxhia, ish bodyguardi i Berishës ndodhet në mbrojtjen sekrete italiane, ai u shpreh se nuk kishte dijeni. Ne bashkëpunojmë me policinë shqiptare tha ai dhe për ekstradimet, por për këtë çeshtje me të vërtetë që nuk kam asnjë informacion./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS