SARANDË- Pema e madhe e piperit në zemër të Sarandës është mbjellë nga dora e Naim Frashërit ...dhe këto nuk janë vetëm disa rreshta në librin e të ndjerit Moikom Zeqo. Banorët e thonë mes njëri- tjetrit si në formë gojëdhëne, por ajo është një fakt, të cilin e pohon edhe eksperti Jashar Bello, përgjegjës i Gjelbërimit në Bashki.