#tvora #rtvoranews
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti priti sot (29 qershor) Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë.
Hoti e ka falënderuar Ramën për mbështetjen e përhershme që Shqipëria i ka dhënë Kosovës.
Duke folur për gjendjen e re të krijuar në vend, kryeministri Hoti ritheksoi se Republika e Kosovës tashmë ka një kulturë të dëshmuar institucionale për t?i përballuar me dinjitet sfidat e tilla, që natyrisht nuk janë të lehta.
Po ashtu, kryeministri Hoti ka ritheksuar se, pavarësisht rrethanave dhe vështirësive që mund të dalin gjatë procesit, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që ta zhvillojë agjendën e saj të integrimeve euroatlantike.
?Ne jemi të vendosur ta vazhdojmë procesin e dialogut me Serbinë, me qëllim të arrijmë një marrëveshje të përhershme paqeje e stabiliteti, e cila do të rezultojë me njohjen e ndërsjellë në mes dy vendeve?, është shprehur Hoti.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, ka ofruar mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për institucionet dhe popullin e Kosovës.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-fton-hotin-vizite-zyrtare-ne-tirane-me-3-korrik-shqiperia-gjithmone-prane-kosoves
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv