#tvora #rtvoranews
Një person u sulmua me armë zjarri në fshatin Vukatanë të Shkodrës.
Policia njoftoi se 30-vjeçari po lëvizte me makinë kur ndaj tij kanë qëlluar dy persona që lëviznin me motor.
Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
"Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ?Hyundai?, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar".
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.
Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/qellohet-me-arme-ne-drejtim-te-nje-personi-ne-shkoder
Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv