2 humbje jete nga COVID-i, 64 raste të reja në 24 orët e fundit
Vatër e re në fshat, në total 9 qytetarë aktivë me COVID në Pogradec
TIRANE-Dje u shënuan 3 viktima dhe 72 raste të reja me COVID, ndërsa numri vijon që të jetë i lartë edhe ditën e sotme. Në 24 orët e fundit në Pogradec është shënuar një rast i ri me COVID duke e çuar në 9 në total numrin e qytetarëve që janë aktivë. Shëndeti Publik ka konfirmuar si pozitive një grua nga një fshat i Pogradecit. Gruaja nuk ka pasur histori me QSUT dhe nuk është as person kontakti me të infektuarit më herët. Autoritetet e Shëndetit Publik kanë marrë monstra të personave të kontaktit të gruas së infektuar dhe po vijojnë hetimin epidemiologjik.