#tvora #rtvoranews
Ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, me pjestarë të komunitetit çam dhe anëtarë të Shoqatës Çamëria zhvilluan homazhe në Varrezat e Kllogjerit për të përkujtuar një prej genocideve më të mëdha, atë të komunitetit çam.
"Sot në 27 qershor po kujtojmë të gjitha ato jetë njerëzish të pafajshëm që humbën jetën, një ditë e cila u vendos në parlamentim shqiptar në 1994 nga deputeti i ndjerë Abedin Elmazi dhe nga Presidenti asaj kohe Sali Berisha.Në këtë ditë do kujtojmë dhe ata që nuk vdiqën nga genocidi, të cilët kanë qenë të shumtë përgjatë viteve që pasuan.Komuniteti çam është një komunitet punëtor që ia ka dalë dhe do të dalë mbanë" tha Tahiri.
Tahiri shtoi se në këtë përkujtim të 76-vjetorit të genocidit të popullsisë çame pati një numër të kufizuar dhe jo të organizuar për shkak të pandemisë, por premtoi se vitin e ardhshëm do të ketë marshim masiv si çdo vit.
Ish-deputeti nga ana tjetër paralajmëroi se do ti bëjnë presion qeverisë për të zhvilluar një gjyq ku do të vërtetojnë me fakte se çamët nuk kanë qenë asnjë ditë aleat me fashizmin.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/camet-asnje-dite-aleat-me-fashizmin-ish-deputeti-tahiri-kerkon-gjyq-pafajesine
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv