Ndonëse, muajt e karantinës në vendin tonë duket sikur morën fund, fëmijët-artistë nuk reshtin së angazhuari në aktivitete kulturore online. Kësaj here në muajin e Muzikës artistët e ardhshëm morën pjesë në video-festivalin e organizuar nga violinisti Ergi Papadhimitri dhe Estela Jaho.
?Kjo platformë është organizuar gjatë ditëve të karantinës, edhe ishte një motiv i madh që fëmijët të mbaheshin të lidhur pas muzikës?, shprehet violonçeliste Estela Jaho, e cila është mësuese tek ?Dëshmorët e Lirisë?.