Publikohen "bomba" të reja, dëgjohet Mickoski

alsatmtv 2020-07-10

Views 5

?Bombë? e re në youtube nën emrin e përdoruesit "Reket". Regjistrimi tregon zërat e liderit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të dënuarit Zoran Milevski - Kiçeec dhe zërin e një femre. Në bisedë e sipër, Mickoski konfirmoi se një biznesmen i ndihmoi atij ti mbulojë borxhet e partisë, të cilat, siç thotë ai, ia kishin lënë paraardhësit e tij. Në pjesën e dytë të bisedës, ata diskutojnë Ligjin për Prokurorinë Publike dhe "një rast që nuk ka përfunduar ende." Mickoski konfirmoi vërtetësinë e bisedës, por pretendoi se bisedat janë montuar dhe lëshuar nga LSDM-ja.




?Janë prerë dhe montuar pjesë sipas nevojës së LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Ata mendojnë se kjo do të ndihmojë në fushatën e tyre për të zvogëluar katastrofën që i pret ata. Unë e kam thënë këtë, dhe ajo që thuhet aty, po, kur e morra në dorë VMRO DPMNE-në pikërisht 30 muaj më parë, partia ishte në një situatë të palakmueshme financiare?'- thotë Hristijan Mickoski - Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mohon që partia e tij është ajo që i publikon bombat.

?Supozoj se dikush që ka qenë në ato takime i ka incizuar bisedat dhe i ka publikuar. Kur Zaev kishte përgjimet, ato në mënyrë të hapur dhe transparente në LSDM dhe gjithmonë kur do kemi prova do i bëjmë publike dhe do i dorëzojmë në institucionet e sistemit?- tha Zoran Zaev, kryetarë i LSDM-së.

Ky është materiali i dytë audio i publikuar në kanalin e njëjtë në Youtube. Në incizimin e parë Mickovski në bisedë me Mile Kiçeec i thotë se dyshon se kur ka shkuar në takim me biznesmenin Orce Kamçev ia kanë fotografuar automobilin, ndërsa në atë kohë Kamçev ka qenë nën masa të posaçme hetuese. Mickovski e konfirmoi incizimin e parë si autentik, por pohon se me Kiçeecin është takuar para se të hapej rasti ?Reket?.




Andrea Cobanova

Share This Video


Download

  
Report form