http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur para mediave për herë të parë se si do të vijojë procesi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, pas aktakuzave të ngritura ndaj presidentit Hashim Thaçi.Në një konferencë për shtyp, Hoti tha se pavarësisht ndryshimeve politike, axhenda e takimit në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ndryshojë dhe se bisedimet do të kryesohen nga kryeministri.AVDULLAH HOTIKRYEMINISTER I KOSOVËS?Procesi i dialogut, pavarësisht ndryshimeve sa i përket dialogut ne mbesim të përkushtuar për dialog. Besojmë thellë që dialogu nuk ka alternativë. Të njëjtën gjë prezantova në BE dhe të njëjtën gjë më kërkuan edhe ata. Është në interes të Kosovës që ky proces të mbyllet sa më shpejt. Duke qenë se ka interes nga BE dhe SHBA, ne kemi shtyre vizitën në Washington, Unë kam pas komunikim intensive me ambasadorin Grenell, pas diskutimit kemi vendos ta shtyjmë në një datë tjetër për të cilën do t?ju njoftojmë së shpejti. Axhenda mbetet e njëjtë. Tani janë duke u bërë angazhimet e fundit të axhendës së takimit që do të kryesohet nga dy shtete kryesore të BE-së.?Hoti foli edhe për vizitën e tij në Bruksel, duke sqaruar se tema kryesore e bisedimeve me përfaqësuesit më të lartë të BE-së ishte liberalizimi i vizave sa më shpejt, pasi Kosova i ka përmbushur kushtet.AVDULLAH HOTIKRYEMINISTER I KOSOVËSSiç e kemi parë një grup prej deputetëve të PE dje i kanë shkruar kancelares Merkel duke qenë se gjermania nga dt 1 korrik merr kryesimin e BE-së, kjo na bën me shpresë që të gjitha grupimet politike brenda parlamentit europian për liberalizimin e vizave. ne do të punojmë me secilin prej vendeve të be-së ti tregojmë për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave.Hoti bisedoi me liderët e Bashkimit Europian edhe për pandeminë dhe mbështetjen për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës por edhe të Ballkanit Perëndimor.