Tema e ditës në programin ?Shtypi i Ditës dhe Ju? në Report Tv ishte vendimi për rigjykimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Diskutimet debatet ishin nga më të ndryshmet por të shumtë ishin ata që e mbështetën ish-zyrtarin. Një telefonues tha që Tahiri ka popullin me vete dhe duhet të bëhet kryeministër ndërsa një qytetar nga Vlora i sugjeroi të krijonte një parti të re.