Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lushnje ku inspektoi nga afër punimet që po bëhen për rezervuarin e Thanës. Zoti Rama deklaron se ky rezervuar do të jetë më i madhi në dispozicion të bujqësisë në rajon ?Drejt përfundimit vepra madhore e ujitjes, nga rindërtimi i rezervuarit të Thanës, më i madhi në dispozicion të bujqësisë në rajon, te ndërtimi i 44 kilometrave kanale kryesore që deri dje ishin vija uji nëpër plehra e kallamishte dhe 167 kilometrave kanale sekondare që kishin humbur rrugëve, duke garantuar ujitjen e çdo parcele në një hapësirë prodhuese prej 12 mijë hektarësh?, shprehet kryeministri.?Sot kemi përgjysmuar raportin import ? eksport krahasuar me ditën kur morëm detyrën dhe kemi dyfishuar prodhimin bujqësor vendas në tregun e brendshë? shtoi kryeministri Rama.