#tvora #rtvoranews
Kultivimi i bimëve narkotike në vazhdimësi, dhe vrasja e keqtrajtimi i kafshëve të egra janë dy fenomene që e kanë vënë Shqipërinë në faqet e para të medias ndërkomëbëtare. Ndaj Ministri Lleshaj paralajmëroi masa ndaj çdo zyrtari që nuk bën punën.
Nga toka e ajri, policia e Shtetit është në një aksion kombëtar të kontrollit të territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Lleshaj: Fatkeqësisht është krijuar ky iluzion i rremë se mund të ndërtosh jetën mbi kanabis.
Por Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nga Burreli theksoi se blutë nuk do të shndërrohen në kositës të bimës narkotike, por ndëshkues të zyrtarëvë në çdo vend ku do të zbulohen raste të kultivimit.
Lleshaj: Nëse policia do të dalë, do të dalë të 'korrë' zyrtarët që janë përgjergjës për atë sipërfaqe. Policia nuk është skuadër kostarësh që dalin me kosë në dorë. Kosa e policisë është kodi penal, ligji. Për të vënë para përgjegjësisë ligjore këdo që është përgjegjës për atë territor.
Por veç kanabisit, që në vazhdimësi e ka bërë Shqipërinë kryeartikull në median botërore, së fundmi kanë qenë të paktën dy raste denoncimesh për vrasjen e kafshëve të mbrojtura.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se këto histori dëmtojnë imazhin e vendit në sytë e botës, ndaj edhe në këtë luftë do të angazhohet më shumë Policia e Shtetit.
Lleshaj: Kemi përgjegjësi ndaj natyrës por edhe ndaj kafshëve, jemi ne përgjegjës për të mbajtur dhe ruajtur kafshët, jo kafshët për të na ruajtur ne.
Në takim me të zgjedhurit vendor të Bashkive Mat e Klos, ku shoqërohej nga kreu i Policisë së Shtetit dhe IKMT, Lleshaj kërkoi angazhim kundër çdo forme të krimit mjedisor.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/fenomenet-qe-nxijne-shqiperine-lleshaj-do-korrim-zyrtaret-drogen-dhe-mbrojme-kafshet
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv