Arrestohet bashkëpunëtorja në vrasje/ Dyshohet se 26-vjeçarja tërhoqi në kurth Hekuran Billën

Top Channel Albania 2020-07-10

Views 0

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar për vrasjen e Hekuran Billës, i cili u qëllua me breshëri, mbrëmjen e 11 qershorit pranë Komunës së Parisit, në Tiranë.


Të premten, në pranga ra Adjola Lakra, 26 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se ka bashkëpunuar me Viktor Markun dhe Sebastian Malin, dajë e nip, të dy me arrest në burg për vrasjen e Billës.

Burime nga policia bëjnë me dije për Top Channel, se 26 vjeçarja Lakra është përdorur si karrem nga Sebastian Mali. Ka qenë pikërisht ajo e cila kishte krijuar njohje me Hekuran Billën dhe mbrëmjen e ekzekutimit, kishte lënë takim me këtë të fundit pranë qendrës tregtare aty ku edhe ai u qëllua.

Kjo i ka dhënë mundësi Viktor Markut dhe Sebastian Malit, që të ishin në dijeni për lëvizjet dhe rrugën që do të ndiqte viktima, që siç kuptohet edhe nga kamerat e sigurisë, dyshimet janë që krahas makinës që autorët përdorën për ekzekutimin, automjeti i Billës ndiqej nga një tjetër makinë.

Ashtu siç Top Channel ka raportuar, Sebastian Mali, kishte lënë makinën Smart që ai përdorte,në një servis në Laprake, dhe kishte marrë një Nissan Micra, makinë për të cilën grupi hetimor ngre dyshimet se është përdorur për të ndjekur viktimën.
Ndërkaq, policia thotë se po punon për kapjen e të tjerë personave të përfshirë në ngjarje, pasi dyshimet janë që autorët pasi u larguan në drejtim të Pezës për të djegur automjetin e tyre, ka qenë dikush tjetër që i ka marrë me makinë.

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, i cili u vra në Angli nga Hekuran Billa. Marku, u arrestua në Mal të zi dhe nga kryqja e sistemit TIMS, ai rezulton se ka dalë nga Shqipëria në datën 19 janar, por megjithatë një dëshmitar në Shkodër ka thënë se ai i ka dhënë Markut një makinë me qera të llojit smart.

Adjola Lakara e cila nxori në pritë Hekuran Billën,do të përballet me drejtësinë për veprën penale, vrasje me paramendim, por bashkëpunëtorët e saj, Marku dhe Mali, në seancat gjyqësore të zhvilluar ndaj tyre, kanë mohuar të kenë qenë ata autorët e ngjarjes, por gjykata i la, dajë e nip në burg.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitt...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS