5 vjet heqje lirie per ish bosin e firmes rentiere, Mustafa Leka (29 Qershor 2000)

RTV KLAN 2020-07-10

Views 1

Lajme Arkiva 2000
Gjykata e Faktit Tiranë ka dënuar sot me heqje lirie prej 5 vitesh Mustafa Lekën, bos i ish firmës rentiere "M. Leka". Trupi gjykues me në krye Gyqtarin Arben Kostandini, ka shpallur fajtor Mustafa Lekën me akuzën vjedhje dhe mashtrim të shumave të mëdha. Prokurori i çeshtjes, Ajaz Gjeta kishte kërkuar 25 vjet heqje lirie për Lekën duke e shpallur fajtor ne vjedhje dhe mashtrim me bashkëpunim të 3569 kreditorëve.
Gjykata në vendimin e saj e ka liruar ish bosin e "M.Leka" nga akuza vjedhje në bashkëpunim pasi nuk ekzistonte prova dhe emra të tjerë që mund të ketë bashkëpunuar Mustafa Leka. Gjithashtu dhe pse janë mashtruar 3569 kreditorë, me një shumë huaje rreth 10 milion dollarë, trupi gjykues e ka cilësuar veprën si mashtrim në vijim dhe jo vepër e përsëritur sipas prokurorit për 25 vjet heqje lirie.
Nga 5 vjet, dënimi për Mustafa Lekën, ulet në 1/3 e dënimit pasi ka pranuar gjykim të përshpejtuar duke i mbetur rreth 2 vjet e gjysmë burg për të bërë. Prokurori i çeshtjes Ajaz Gjeta e ka cilësuar të njëanshëm vendimin e gjykatës dhe ka deklaruar se çeshtjen do t'a çojë në nivele më të larta të gjyqësorit./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form