Ora News - Po transportonte 11 emigrantë të paligjshëm, prangoset 35-vjeçari në Pogradec

Ora News Lajme 2020-07-10

Views 0

#tvora #rtvoranews
Policia ka prangosur një 35-vjeçar i cili ka ndihmuar shtetas të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Ky shtetas ka transportuar 11 emigrantë të paligjshëm me mjetin e tij furgon, disa shtetas nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.

?Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në kuadër dhe në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, finalizuan me sukses operacionin "Destinacioni", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.? ? njofton policia.

Kapja e 35-vjeçarit u bë pranë vendit të quajtur "Enkelana" dhe në momentin që ka ndërhyrë Policia ai ka tentuar të largohet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar, por pas ndjekjes së Policisë është kapur në vendin e quajtur ?Gur i Kuq?.

Në mjetin furgon që po drejtonte ky shtetas u konstatuan 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi I. B. iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt përfitimit.

Po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë ngjarje.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/po-transportonte-11-emigrante-te-paligjshem-prangoset-35-vjecari-ne-pogradec

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS