#tvora #rtvoranews
Deputeti Ralf Gjoni ka shpjeguar incidentin që ndodhi në Kuvend me deputetin Halit Valteri.
I ftuar në ?Ditë e Re? në RTV Ora, Gjoni tha se nuk e kupton se duhej bërë lajm, pasi ishte vetëm një keqkuptim.
Ai shtoi se është normale që të ketë acarime në Kuvend, pasi po diskutohen debate shumë të rëndësishme për zgjedhjet.
Ralf Gjoni: Unë shoh veten time dhe nuk e kuptova se çfarë ndodhi, as se çfarë u pasqyrua. Nuk e kuptova agravimin e situatës dhe nuk e kuptoj pse duhet të bëhej lajm. Unë ruajta qetësinë se unë jam i fokusuar te reforma zgjedhore. Më shumë pati një keqkuptim të asaj që unë thashë.
Në çdo parlament të botës ke momente agravimi. Edhe parlamentin britanik, dy dyja palët janë përballë njëra-tjetrës dhe në tokë ke dy viza të gjata të kuqe. Këto vija nuk lejohen të kalohen dhe kanë largësinë e shpatës se dikur në parlament shkohej me shpata.
Unë e shoh se është normale që të ketë acarime momentale, pasi ne jemi duke debatuar për diçka shumë të rëndësishme, pasi bëhet fjalë për çfarë do të votohet nesër. Kjo ka të bëjë me themelin e demokracisë. Ne jemi deputetë ndryshe, pasi nuk i bindemi diktatit të partisë.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/ralf-gjoni-shpjegon-sherrin-ne-kuvend-nuk-e-kuptov-se-cfare-ndodhi-pati-nje-keqkuptim
Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv